Telegrafi

British Airways bleu linjën ajrore franceze L’Avion

Bazuar në një njoftim zyrtar të British Airways, L’Avion është një linjë ajrore private që operon me dy avionë të tipit Boeing 757 mes aeroportit të Parisit Orly dhe aeroportit JFK të Nju Jorkut. "Pas përmbylljes së marrëveshjes, që pritet të realizohet këtë muaj, L’Avion do të bëhet një linjë e varur nga British Airways dhe do të integrohet brenda OpneSkies, linja ajore e re e varur nga British Airways që lidh Evropën me ShBA-në.

Drejtori ekzekutiv i British Airways Willie Walsh ka deklaruar se, L’Avion është një linjë ajrore e suksesshme që ka ndërtuar një biznes tepër cilësor mes Orly-t dhe Nju Jorkut brenda një kohe reativisht të shkurtër.

“Ka shumë ndërveprim me OpenSkies dhe blerja e kësaj linje i siguron OpenSkies një orar më të gjerë fluturimi dhe një bazë klientele të ngritur që më parë në tregun e fluturimeve Paris – Nju Jork.”

Ndërsa Christophe Bejach, bashkëthemeluesi dhe kryetari i L’Avion tha ka thënë se ky transakison do të forcojë bazën aktuale kompanisë dhe do t’i mundësoj linjës ajrore të kombinuar të rritet më shpejt dhe të bëhet më e fortë.

"Stafi ynë do të përfirojë nga ambicia dhe përvoja e madhe e blerësit dhe klientët tanë do të kenë mundësi të përfitojnë një shërbim më të mirë në një shkallë më të gjerë". /Telegrafi/