Britaniku Fitzroy Davis ka xhiruar ngjarjen gjatë sulmit terrorist në qytetin katalonas Cambrils, si dhe vrasjen e njërit nga sulmuesit.
Davis ka parë gjithçka që ka ndodhur dhe xhirimin e ka publikuar BBC Radio 4.
Në sulmin e djeshëm terrorist në afërsi të Barcelonës janë vrarë 13 persona dhe 100 të tjerë janë plagosur.
Përgjegjësinë për sulmin terrorist e ka marrë Shteti Islam përmes agjencisë së vet të lajmeve Amaq.