Site icon Telegrafi

I rriteshin veshkat pa kontroll për shkak të një sëmundjeje – britaniku detyrohet t’i heqë ato

Një burrë në Angli i cili vuante nga një sëmundje që i bëri veshkat e tij të rriten të mëdha i ka hequr më në fund ato, një operacion që di duket ia shpëtoi jetën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, operacioni transformoi jetën e Warren Higgs dhe tani ai iu është rikthyer palestrës.

Bëhet e ditur se 52-vjeçari nga Windsor kishte sëmundje të veshkave policistike, që do të thotë se veshkat e tij vazhduan të rriteshin.

Kjo i bëri presion të madh organeve të tij të brendshme dhe e la atë kryesisht të palëvizshëm dhe në dhimbje të vazhdueshme.

Gjendja ka bërë ai të pësojë tre ‘goditje’, gjë që e ka lënë atë të paralizuar nga njëra anë.

Warren thotë se faza e radhës është një operacion tjetër për të vendosur një veshkë të re, për të cilën shpreson se do të ndodhë në vitin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version