Nusret Gokçe, i cili prezantohet me pseudonimin Salt Bae, është një kasap dhe kuzhinier turk i cili u bë i popullarizuar botërisht.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai arriti famë ndërkombëtare në vitin 2017, kur mënyra e tij e “pjekjes së mishit” u bë virale në rrjetet sociale.
44 great british pounds for 4 redbulls… having a laugh. pic.twitter.com/xgzs8f2cEu
— Jamz (@jjamz_) September 26, 2021
Ai mori pseudonimin Salt Bae për shkak të lëvizjes me të cilën kripos një biftek mishi pasi e preu atë në mënyrë profesionale dhe aktualisht ka 17 restorante në të gjithë botën.
Por një burrë i quajtur Jamz që ndau në Twitter se kishte darkuar në restorantin e tij në Londër, i cili u hap kohët e fundit ka treguar koston e një darke të tillë.
Sipas tij, fatura totale ishte 1,812 funte (rreth 2,100 euro), e cila shumë thotë se e ka lënë pa fjalë. /Telegrafi/