Site icon Telegrafi

Britaniku ther me thikë një punonjës në një spital të Anglisë, arrestohet nga autoritetet

Një burrë në Britani të Madhe u arrestua të dielën pasi dyshohet se theri me thikë një punonjës të spitalit në Brighton të Anglisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas incidentit spitali i rajonit të Royal Sussex u vendos në bllokim.

Autoritetet në vend thonë se sulmi nuk po trajtohej si akt terrorist dhe se askush tjetër nuk u lëndua.

Ata shtuan se një burrë 31 vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasje në tentativë, dhe i njëjti gjendet në paraburgim.

Ndërkohë gjendja e anëtarit të stafit është stabile, raportojnë autoritetet. /Telegrafi/

Exit mobile version