Telegrafi

Britaniku rrëzon për tokë djalin e tij dyvjeçar pasi e goditi aksidentalisht me një top futbolli

Ky është momenti tronditës kur një fëmijë u rrëzua për tokë pasi babai i tij ia hodhi një top futbolli në fytyrë nga vetëm pesë metra larg në një aksident të tmerrshëm në shtëpi.

Siç bëhet e ditur, Nick Ballinger, 33 vjeç, kishte frikë se “pothuajse kishte vrarë” djalin e tij dyvjeçar Quade, kur e goditi me top aksidentalisht.

I gjithë incidenti ndodhi në Southwick, Wiltshire të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Në një video të incidentit, e cila u shpërnda në TikTok, djaloshi mund të shihet i shtrirë i palëvizur në tokë derisa babai i tij në panik nxiton në ndihmë dhe e merr me shpejtësi.

Ballinger tha se shpresonte se videoja, e regjistruar në qershor të vitit 2020, të mund të shërbejë si një paralajmërim për prindërit e tjerë, duke shtuar se “gjërat mund të shkojnë keq shumë shpejt”. /Telegrafi/