Telegrafi

Britaniku rrahu një pulëbardhë derisa e mbyti pasi zogu u përpoq ta vidhte akulloren nga dora e fëmijës së tij

Një burrë në Angli rrahu egërsisht një pulëbardhë derisa e mbyti, pasi u përpoq t’a rrëmbejë nga dora akulloren e fëmijës së tij.

Burri i paidentifikuar dyshohet se e kishte “goditur vazhdimisht” pulëbardhën në publik, derisa filloi sulmin e tij hakmarrës, transmeton Telegrafi.

Raportet sugjeruan se para rrahjes, pulëbardha ishte “shumë mirë”, por ngordhi brenda 24 orëve nga incidenti, për shkak të lëndimeve.

Zogu ishte lënduar aq shumë sa mezi qëndronte në këmbë dhe vdiq disa orë më vonë.

Spitali i shpendëve iu kujtoi njerëzve se të gjithë zogjtë e egër janë të mbrojtur dhe se është shkelje të plagosësh ose të vrasësh një pulëbardhë. /Telegrafi/