Telegrafi

Britaniku qëndron i varur me duar në shufrën e hekurt në mbi 300 metra lartësi – ngjitet në kranin më të lartë të Dubait

Një alpinist britanik ka filmuar veten duke qëndruar me duar i varur në kranin më të lartë në Dubai, që qëndronte i varur në 304 metra lartësi.

Adam Lockwood nuk hezitoi që të pozojë në kranin më të lartë në Dubai – duke rrezikuar jetën për disa pamje që dhuronin peizazh të paparë të këtij qyteti, transmeton Telegrafi.

Ai qëndroi në maje të kranit duke u mbajtur i varur me duar në shufrën e metaltë, që mungonte vetëm një gabim më i vogël që ta pësojë me jetë.

Ai sfidoi veten duke qëndruar në një lartësi prej mbi 300 metra lartësi, që gjendej përballë ndërtesës më të lartë në botë – Burj Khalifa.

Sipas ekspertëve të fushës do të nevojiteshin vetëm nëntë sekonda, që ai të prekë tokën. Megjithatë, mediat britanike raportojnë se ai ka zbritur pa krani pa pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/