Fansi i zjarrtë i futbollit Will Robey ka shpenzuar pothuajse një vit kohë që ta shndërrojë furgonin e tij të vjetër në një “shtëpi luksoze”, me qëllim që ta ndjekë kombëtaren e tij – Anglinë në rrugëtimin në Euro 2024 në Gjermani.
Ai i shpenzoi edhe 12 mijë funte për të krijuar furgonin në “shtëpi”, në të cilin tani ka shtrat, kuzhinë dhe ekran gjigant që të ndjekë 51 ndeshjet në Gjermani, transmeton Telegrafi.
Ai u largua nga shtëpia e tij në Redhill, Surrey në orët e para të mëngjesit të shtunës për të përshkuar 360 milje drejt qytetit Gelsenkirchen, ku Anglia do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Serbisë.
Will dhe vëllai i tij binjak Ed do të ndjekë ekipin e zemrës në Frankfurt dhe më pas do të udhëtojnë për në Cologne për të parë ndeshjet kundër Danimarkës dhe Sllovenisë.
29-vjeqarët do të hanë, flenë dhe gatuajnë në furgonin Fiat Ducato të prodhuar më 2014, ku Will shpenzoi 12 mijë funte për ta shndërruar furgonin e quajtur “Mary” në një “shtëpi”. /Telegrafi/