Site icon Telegrafi

Britaniku që shëron luftëtarët e plagosur të ISIS-it (Foto/Video)

Një mjek britanik po trajton luftëtarët e plagosur të ISIS’it në linjën e frontit në Siri. Macer Gifford, një luftëtar anti-ekstremist thotë se ai mund të ‘digjej në kafaz ose të vritej brutalisht para kamerës’ nëse xhihadistët do ta gjenin atë të plagosur në betejë.

Britaniku i cili la punën në Londër për të shkuar në Siri, si pjesë e një batalioni të luftëtarëve nga Britania e Madhe, Zelanda e Re dhe Suedia, për të përkrahur forcat kurde, por ai do të trajtojë secilin të plagosur, qoftë edhe ekstremistët që po tentojnë t’i vrasin ata.

Ai rrëfen disa raste të tilla për Mail Online.

‘Ishte vetëm 14 vjeç dhe i plagosur rëndë dhe ne bëmë gjithçka për ta mbajtur në jetë. Ai nuk dukej si një luftëtar i egër i ISIS në barelë, ai dukej si fëmijë”, rrëfen ai.

“Unë e urrej ISIS’in më shumë se çdo gjë tjetër por ka të mira dhe të këqija në këtë luftë. Ne e trajtojmë secilin. Tragjikisht luftëtari i ri i ISIS vdiq si një viktimë tjetër e ISIS dhe ideologjisë së tyre të urrejtjes”, tha ai. /gazetaexpress/

Exit mobile version