Telegrafi

Britaniku që ngjan me Michael Jackson: Nuk kam bërë ndërhyrje kirurgjike

(Foto: Screenshot/TikTok/theefabiojackson)

Fabio Jackson nga Britania e Madhe është bërë shumë i popullarizuar për shkak të ngjashmërisë së pabesueshme me Michael Jackson.

28-vjeçari pohon se thuajse çdo ditë e ngatërrojnë me ikonën e muzikës pop. Megjithatë, ai përballet edhe me njerëz, të cilët e akuzojnë se ka krijuar ngjashmëri me këngëtarin e ndjerë përmes operacioneve plastike.

Për të reaguar ndaj akuzave të tillë, Fabio e ka publikuar një video, përmes të cilës ka treguar fotografi nga fëmijëria për të dëshmuar se gjithmonë ka ngjarë me Michael.

@theefabiojackson

Just grew up

♬ Lost Souls – lizok

Për më shumë, ai ka thënë se pikërisht për shkak të kësaj ngjashmërie, shpesh e kanë keqtrajtuar gjatë viteve të shkollës.

Derisa i mohon ndërhyrjet kirurgjike, Fabio ka pranuar se shfrytëzon ngjitës dhe teknika të makijazhit për të arritur ngjashmëri sa më të madhe me Mbretin e muzikës pop. /Telegrafi/

@theefabiojackson

You want to bamba ? #foryourpage

♬ Ameno Amapiano Remix (You Wanna Bamba) – Goya Menor & Nektunez