Telegrafi

Britaniku që kishte vetëm 1 euro në llogari, u befasua kur iu transferuan gabimisht 141 mijë euro të tjera

Një burrë në Angli që kishte vetëm 1 euro në llogarinë e tij u trondit kur në të iu transferuan 141 mijë euro, të cilat, për 24 orë, ai mendoi se mund t’i mbante në të vërtetë.

Urslaan Khan, 41-vjeçar nga Poplar në lindje të Londrës u çudit kur pa shumën e madhe të parave në llogarinë e tij, transmeton Telegrafi.

Ai njoftoi menjëherë bankën përkatëse, dhe sipas tij, banka i kishte thënë se paratë ishin të tijat.

Por, banka e kuptoi shpejt gabimin, dhe një ditë më vonë i kërkoi 41-vjeçarit t’i kthente paratë. Ky i fundit i ktheu të gjitha të hënën. /Telegrafi/