Telegrafi

Britaniku i propozon martesë të dashurës në vijën e ‘finishit’ të një maratone

Një atlet në Angli befasoi të dashurën e tij duke i propozuar martesë në vijën e ‘finishit’ të një maratone.

Niall West u ul në gjunjë derisa ai the Beth Miller po i afroheshin fundit të Maratonës së Mançesterit të dielën, kur morën pjesë të dy në këtë aktivitet, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet, çifti që vjen nga Bolton u takuan për herë të parë në Universitetin Lancaster dhe kanë qenë së bashku për nëntë vjet.

Miller tha se e kishin përfunduar të gjithë maratonën së bashku, por nuk ia kishte idenë pse i dashuri i saj Niall ishte kaq i vendosur për ta përfunduar së bashku.

Pak para përfundimit të maratonës, i dashuri i saj ishte ulur në gjunjë për t’i propozuar martesë, anash rrugës.

Propozimi u prit me duartrokitje nga spektatorët. /Telegrafi/