Fotografitë tregojnë rrënojat e një Lamborghini Huracan 180 mijë eurosh pasi një burrë e përplasi atë në anën e një ndërtese zyre.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, makina e shtrenjtë sportive u “shkatërruar plotësisht”, pasi shoferi dyshohet se ‘humbi kontrollin’, incidenti kishte ndodhur në Shoreditch, në lindje të Londrës.
Dëshmitarët pohuan se e dëgjuan atë të “rrotullonte motorin e tij” derisa po dilte nga një lavazh makine matanë rrugës nga zyra.
Dy persona u dërguan në spital kur makina u përplas në ndërtesën Fora Shoreditch pranë Great Eastern Street, sipas një dëshmitari.
“Unë vetëm e dëgjova atë, por djali ishte duke ndezur motorin e tij, dhe më pas ndodhi një zhurmë e fortë”, tha një grua e paidentifikuar.
Një tjetër dëshmitar tha se ai po dilte nga një lavazh makine dhe goditi ndërtesën. /Telegrafi/