Site icon Telegrafi

Britaniku nxori dhëmbin me një palë darë, pasi iu refuzua termini për shkak të coronavirusit

Britanikut të cilit iu refuzua termini urgjent për dhëmbë për shkak të coronavirusit, nxori dhëmbin e tij duke përdorur një palë darë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Billy Taylor, 33-vjeç, kaloi një orë duke tentuar të qetësojë dhimbjen pasi i ishte bërë e “padurueshme”.

Ai ishte përpjekur të telefononte një dentist dhe madje bëri thirrje emergjente, mirëpo, atij i kishin thënë se nuk do të kontrollohej vetëm nëse përballej me probleme të frymëmarrjes.

Ndërkaq autoritetet dentare kanë paralajmëruar se tani njerëzit dita-ditës duhet të mësohen t’i përballojnë vetë këto probleme, nëse masat e rrepta të bllokimit i mbajnë të mbyllura këto klinika për operacione.

Taylor nga provinca e Devon të Anglisë, kreu procedurën duke përdorur mjete pune dhe uiski si qetësues.

Ai tha se dhëmbin e nxori pasi e tërhoqi shumë, ndërsa dhimbja iu zhduk pothuajse menjëherë.

“Isha me të vërtetë keq, dhe ënjtja po përkeqësohej”, tha Taylor.

“Mendova, pse nuk e heq vetë më mirë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version