Site icon Telegrafi

Britaniku katër muaj do të jetojë me gjarpërinjtë helmues

David Jones ka ndërmend të kalojë 121 ditë duke u përballur çdo ditë me disa nga zvarranikët më helmues në botë, njoftoi “Sky News”.

Dhoma në të cilën si “cimarë” do t’i ketë kobrat, mambat e zeza dhe të gjelbra po e pret në Johannesburg, ndërsa në të do të shpërngulet në 24 prill.

Rekordin e deritashëm me këtë stil të rrezikshëm jete e mban Martin Smith nga Afrika e Jugut, i njohur po ashtu si “Martini i çmendur”, i cili kaloi 113 ditë me gjarpërinjtë helmues. Por Smith për dallim nga David Jones është kapës profesional i gjarpërinjve.

Jones është i vetëdijshëm për pasojat dhe ka thënë se e di shumë mirë që shumica e kafshëve të egra janë të paparashikueshme, por thotë se i pëlqejnë sfidat dhe dëshiron t’i fitojë ca para të cilat më vonë do t’i dhurojë për qëllime humanitare. /Telegrafi/

Exit mobile version