Site icon Telegrafi

Britaniku jeton pa para

Boyle aty mbjellë ushqimin për nevojat e veta, përdorë furrë me dru dhe prodhon rrymë me ndihmën e pllakave solare. Për komunikim me pjesën tjetër të botës ai përdorë telefonin mobil kryesisht për ta thirrur dikush dhe përdorë llaptopin me energji solare.

Britaniku para gjashtë viteve u bë vegjetarian, ndërsa më 2007 themeloi rrjetin shoqërorë “Freeconomy” i cili numëron 17.000 anëtarë. Ai ka publikuar edhe një libër “The Moneyless Man: A Year of Freeconomic Living".

Ideja për këtë aventurë i lindi derisa po rrinte në pub. Boyle thotë se kishte folur me shokët për problemet aktuale në botë dhe e kishte kuptuar se të gjitha problemet kanë lidhje me paratë. “Vendosa të heqë dorë nga përdorimi i parave. Kam shitur anijen në të cilën jetoja dhe dhashë dorëheqje nga fabrika për ushqimet organike. Përpilova një listë të të gjitha gjërave që kam blerë dhe jam përpjekur të gjej një mundësi për t’i siguruar në forma tjera”, tha Boyle për gazetën “Daily Telegraph”.

Ai tha se pa para për gjithçka nevojitet më shumë kohë. Për t’i larë rrobat me ujë të ftohtë dhe me detergjent të improvizuar i nevojiten dy orë. “Projekti zgjatë një vit, por unë jam duke u kënaqur aq shumë sa që do të vazhdojë të jetojë kështu. Kurrë nuk kam qenë më i lumtur dhe në formë më të mirë”, thotë Boyle. /Telegrafi/

 

Exit mobile version