Site icon Telegrafi

Britaniku humb 293 kg peshë

Duke u ushqyer me ushqim jo të shëndoshë dhe duke pirë sasi të mëdha të birrës, Corfield kishte arritur peshën prej 380 kg – dhe kështu ishte bërë i palëvizshëm.

Mirëpo, pas operimit dhe zvogëlimit të lukthit, si dhe largimit të lëkurës së tepërt – britaniku tash bën një jetë të shëndoshë dhe aktive. Pesha momentale e tij është rreth 97 kg – ndërsa Corfield tash kujdeset për sasinë e ushqimit që fut në organizimin e tij.

Corfield ka thënë se ende ka telashe shëndetësore për shkak se me vite të tëra ishte i palëvizshëm, Operimi i lukthit i ka kushtuar 35.000 euro, të cilat i ka siguruar e ëma e tij, që e kishte shitur shtëpinë e saj, për të ndihmuar të birit. /Telegrafi/

Exit mobile version