Telegrafi

Britaniku gjeti mënyrën e përkryer për të mashtruar të dashurën (Foto)

James Greatorex nga Britania e Madhe, ka bërë një improvizim që të mashtrojë të dashurën, se ndodhet në shtëpi dhe jo në kafene.

Kur ajo e ka pyetur se ku gjendet, ai e ka vënë prapa një xhaketë dhe përpara një tjetër, duke pretenduar se është në gjumë, transmeton Telegrafi.

Mashtron të dashurën se kinse po fle i qetë në shtëpi

Për ta bërë imazhin sa më të besueshëm, ia ka hequr ngjyrat dhe ia ka dërguar asaj përmes SnapChat.

Mirëpo, në Twitter është publikuar fotografia e plotë, se si mundohet ta krijojë këtë skenë, për të ikur nga situata.

Shokët e ndihmojnë të improvizojë se është në shtrat

“Ky është një hero i ditëve moderne, megjithëse frikësohet nga e dashura sikur të gjithë ne” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/