James Greatorex nga Britania e Madhe, ka bërë një improvizim që të mashtrojë të dashurën, se ndodhet në shtëpi dhe jo në kafene.
Kur ajo e ka pyetur se ku gjendet, ai e ka vënë prapa një xhaketë dhe përpara një tjetër, duke pretenduar se është në gjumë, transmeton Telegrafi.
Për ta bërë imazhin sa më të besueshëm, ia ka hequr ngjyrat dhe ia ka dërguar asaj përmes SnapChat.
Mirëpo, në Twitter është publikuar fotografia e plotë, se si mundohet ta krijojë këtë skenë, për të ikur nga situata.
“Ky është një hero i ditëve moderne, megjithëse frikësohet nga e dashura sikur të gjithë ne” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/