Një burrë ka gjetur atë ai beson të jetë një pus 500-vjeçar në dhomën e tij të përparme dhe ka zbuluar një shpatë mesjetare pasi gërmoi nën shtëpinë e tij.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Colin Steer, nga Plymouth, Angli, i ka kaluar 10 vitet e fundit duke e gërmuar pusin, pasi vuri re një gropë në qilim.
Në fillim ai ishte i shqetësuar me faktin se një trup mund të ishte i varrosur aty, po ai shpejt i zbuloi planet e shtëpisë duke sugjeruar se mund të ishte një pus që datonte nga viti 1500.
“Unë gjeta atë që dukej se ishte një mbështjellëse lëkure e një shpate kur i bëra 1.5 metra në gërmim, që më çon të besoj se pusi mund të jetë mesjetar”, tha 70-vjeçari.
“Sidoqoftë ndoshta daton edhe më herët se kaq”, u shpreh ai.
Ai deklaroi se shtëpia u ndërtua në vitin 1895 dhe ai u shpërngul aty në vitin 1988, por 10 vjet më parë derisa po e dekoronte shtëpinë ai e vërejti gropën. /Telegrafi/