Site icon Telegrafi

Britaniku fiton punën më të mirë në botë

Southall, i cili merret me punë humanitare, ka fituar ndaj 15 finalistëve të cilët janë përzgjedhur në mesin e mbi 34.000 kandidatëve të cilët kishin dërguar kërkesat e tyre për punë.

Fituesi për pagesën prej 105.000 dollarëve amerikanë do të ketë për detyrë që për gjashtë muaj të kënaqet në bukuritë e ishullit “parajsë”, të rrezitet, shëtitet, notojë, të lundroj me barkë dhe çdo javë të plotësojë një faqe interneti me fotografi dhe video incizime.

Konkursin e kishte organizuar qeveria e shtetit Queensland në mënyrë që të promovojë turizmin.

Exit mobile version