Alex Yee ka fituar medaljen e pestë të artë të Britanisë së Madhe në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ me një rikthim të jashtëzakonshëm në garën e triatlonit për meshkuj.
Yee, i cili fitoi garën e stafetave të përziera në ‘Tokio 2020’ së bashku me Jess Learmonth, Jonny Brownlee dhe Georgia Taylor-Brown, fitoi medaljen e tij të dytë të artë olimpike me një performancë mahnitëse në xhiron e fundit të garës së sotme të meshkujve në Paris.
26-vjeçari nga Londra arriti ta kalojë dhe ta lë mbrapa Hayden Wilde të Zelandës së Re, kur kishin mbetur 15 sekonda në xhiron e fundit.
YEE-HA!
GOLD for Alex Yee and Team GB! What a comeback at the last to win the men’s triathlon from the Brit! 🥇#BBCOlympics #Paris2024 pic.twitter.com/hXLq5C7n4G
— BBC Sport (@BBCSport) July 31, 2024
That’s Olympic spirit 🤝😍 #Paris2024
📸 Getty / Ezra Show pic.twitter.com/slkrnWO72M
— Paris 2024 (@Paris2024) July 31, 2024
Shikuesit mbetën të hutuar se si Yee kishte arritur të kthehej ndaj rivalit të tij kaq shpejt pa u kapur plotësisht nga kamerat televizive.
Yee, i cili fitoi medaljen e argjendtë në triatlon për meshkuj në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio, u rrëzua përtokë pasi fitoi garën e sotme.
🥇OURO PRA 🇬🇧GBR
Prata em Tóquio, Alex Yee vence triatlo masculino graças a sua excepcional corrida, a melhor parcial de toda a prova
🥇Alex Yee 🇬🇧GBR 1:43:33
🥈Hayden Wilde 🇳🇿NZL 1:43:39
🥉Léo Bergere 🇫🇷FRA 1:43:43#PodioParis2024 pic.twitter.com/tLAcjwvQhw— Os Olímpicos (@osolimpicos) July 31, 2024
Më pas ai rifitoi qetësinë për të shtrënguar duart me Wilde, me dy atletët që ndanë një moment respekti në fund të garës rraskapitëse, e cila u shty nga e marta për shkak të niveleve të ndotjes në lumin Seine.
Menjëherë pas kësaj, Leo Bergere i Francës arriti të fitonte medaljen e bronztë për kënaqësinë e mbështetjes nga tifozët vendas në Paris. /Telegrafi/
Nos hizo soñar y nos regala un ¡𝐃𝐈𝐏𝐋𝐎𝐌𝐀 𝐎𝐋𝐈́𝐌𝐏𝐈𝐂𝐎!
🇪🇸🇪🇸 Alberto González acaba en una muy meritoria octava posición en la victoria y oro olímpico de Alex Yee ante Hayden Wilde.#Paris2024 | #triathlon pic.twitter.com/5vXq94dKkS
— Eurosport.es (@Eurosport_ES) July 31, 2024