Dhjetori jo vetëm që sjell gëzim festiv në prag të Krishtlindjes, por sjell edhe temperatura të ftohta.
Me këtë rast, një grua britanike e cila i vendosi rrobat për t’u tharë jashtë në oborr, në temperatura të ulëta, u trondit kur pa se ato ishin ngrirë.
Videoja që tregonte këtë rezultat u publikua nga djali i saj Todd, përmes llogarisë së tij @onmytodd, transmeton Telegrafi. Prej se u publikua kjo video ka grumbulluar 11.2 milionë shikime.
“Pse duket jeleku si një shenjë dyshemeje e lagur”, thuhet në mbishkrimin e videos.
@onmytodd no bc why does that vest look like a wet floor sign⚠️ #coldweather #cold #fyp ♬ たぶん – YOASOBI
Derisa brenda videos, gruaja shpjegoi: “Koha kur i kemi ngrirë pa dashje rrobat tona”.
Siç shihet ato pamjet, rrobat ishin ngrirë dhe mbetën në të njëjtin pozicion në të cilin ishin varur, gjë që solli disa rezultate gazmore. /Telegrafi/