Site icon Telegrafi

Britanikja rriti gjoksin për tri funte

Sheehan iu nënshtrua operacionit në klinikën private në Norwich të Britanisë së Madhe dhe s’ka se si të mos jetë e kënaqur. Ajo shpreson se falë kësaj ndërhyrjeje kozmetike karriera e saj si manekine do të lulëzojë.

“Menjëherë pas operacionit ndjeja pak dhembje në gjoks, por tash është gjithçka në rregull. I dashuri im ka mbetur pa mend, por edhe nëna është e kënaqur. Gjithmonë kam dashur ta rris gjoksin, por kurrë nuk kam pasur paratë e duhura. Ende nuk mund ta besoj se unë fitova në ankand”, thotë Danielle Sheehan.

Përveç “Ultimate Makeover” në faqen e internetit “Milibid.co.uk” shiten edhe Audi TT për më pak se 12 funte dhe HD televizori 46 inç për më pak se tru funte. /Telegrafi/

 

Exit mobile version