Një grua që vuante nga një sëmundje e rrallë e lëkurës nga ku lëkura e saj trashet më shumë se që duhet, ka vdekur në moshën 32-vjeçare.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Hannah Betts u konsiderua si “frymëzim” pasi refuzoi të lejonte që sëmundja e quajtur “Harlequin Ichthyosis” të ndikonte tek ajo.
Vendasja e Great Yarmouth në Angli, vdiq fatkeqësisht në spital nga kanceri më 18 maj, por sëmundja e saj godet një në 300 mijë persona.
Siç bëhet e ditur edhe motra e saj Lucy Betts, 35-vjeçare, gjithashtu vuan nga e njëjta sëmundje.
“Unë ende nuk mendoj se mund ta pranoj që ajo ka ikur”, tha Lucy teksa po nderonte motrën e saj Hannah.
“Ndonjëherë kam nevojë aq shumë ta shoh sa ndjej që nuk mund të marrë frymë”, thotë ajo.
Harlequin ichthyosis është një sëmundje e pashërueshme që rezulton në lëkurë të trashë në të gjithë trupin. Rreth gjysma e të gjitha foshnjave të prekura vdiqën brenda muajve të parë. /Telegrafi/