Site icon Telegrafi

Britanikja përjeton 300 orgazma në ditë

Michelle nga Londra brenda ditës mund të përjetojë deri në 300 orgazma. Për këtë shkak e kanë lënë shumë ish dashnorë. "E kallta" vuan nga sindroma e nxitjes së përhershme. Për shkak të gjendjes së saj të rrallë Michelle gjithmonë është “lazëm” për marrëdhënie intime.

Sindroma e rrallë e ka shtyrë nënën e vetme që të jap dorëheqje nga puna e saj në fabrikën e keksëve. Ish partnerët e saj janë larguar nga ajo sepse janë lodhur tepër, e prej Michelle janë larguar sepse nuk kanë mundur “t’i përmbushin kërkesat e saj seksuale". Në fund, ajo jo fort larg nga shtëpia e saj e ka gjetur një mashkull i cili deri diku mund t’i përmbushë nevojat e saja seksuale.

“Gjendja ime më ka shkatërruar jetën seksuale. Ndoshta disa grave kjo gjë iu duket gjë e përsosur, mirëpo nxitja e përhershme seksuale është krejt ndryshe prej asaj që mendojnë. Por, gjendjen e ka ndryshuar dashnori im i tanishëm”, thotë Michelle.

Me dashnorin e saj 32-vjeçar Andrew Carr, ajo bën seks 10 herë në ditë.

“Andrew më ka ndryshuar jetë. Më nuk kërkoj ilaç për orgazmat e mia, tani më në fund e kam gjetur atë”, ka deklaruar ajo për gazetën “News of the World”. /Telegrafi/

Exit mobile version