Telegrafi

Britanikja ‘ndez’ debat me mënyrën e saj të prerjes së sandviçit – disa e quajnë çmenduri

Ka disa mënyra në të cilat ju mund ta preni një sandviç, dhe shumë prej neve kemi një stil të preferuar të prerjes – edhe pse e dimë se asnjëra nga ato prerje nuk i jep tjetër shije ushqimit tonë.

Por edhe nëse e preni sandviçin në dy trekëndësha si zakonisht, ose në katër trekëndësha siç shërbehet kur e pini çajin e pasdites, dy drejtkëndësha ose në katër katrore, ju sipas gjitha gjasave nuk i preni sandviçët tuaj siç i ka prerë një grua në Reddit.

Gruaja e shpërndau një fotografi të mënyrës së saj unike të prerjes së sandviçit, dhe bëri të ditur se ajo nuk e “ndjek” metodën tradicionale të prerjes së bukës në gjysma perfekte, të cilat ose u mundësojnë të keni ose dy gjysma ose katër çereke të sandsvçit, transmeton Telegrafi.

Në vend të kësaj, përdoruesja e Reddit tha se ajo e prenë sandviçin e saj jashtë mesit, duke bërë të mundshme që ajo të nxjerrë gjashtë pjesë të pazakonta nga një sandviç i plotë, shkruan The Mirror.

Forma e prerjes së sandviçit

Në postimin e saj i cili u shpërnda në forumin CasualUK ajo tha: “Personalisht mendoj se kjo është mënyra më e mirë e prerjes. Madhësi dhe forma opcionale, plus dy copëza më shumë”.

Por metoda e saj e prerjes i ka ndarë njerëzit në internet në opinione të ndryshme, disa thanë se vendimi i saj për të dalë kundër shumicës është “çmenduri” – dhe disa të tjerë madje pyetën se nëse vala e nxehtësisë e kësaj fundjave e ka bërë atë të “çmendur”. /Telegrafi/