Site icon Telegrafi

Britanikja më e shpejtë në shkrimin e SMS-ëve

Melissa Thompson (27 vjeçar) arriti të shkruajë: “Peshkaqenët me dhëmbë të mëdhenj të tipit Serrasalmus dhe Pyroventrus janë peshqit më gjakpirës të ujërave të njelmëta. Por, është pak e njohur se ata në realitet kurrë nuk i sulmojnë njerëzit”, për vetëm 25.94 sekonda.

Porosia është shkruar aq shpejtë saqë menjëherë është regjistruar në librin e rekordeve.

Rekordi paraprak ka qenë më i gjatë në kohë për 9.6 sekonda, ndërsa Thomson, nga Salfordi në Britaninë e Madhe, për ta thyer rekordin ka shfrytëzuar telefonin mobil të Samsungut “Galaxy S”.

Në mars të këtij viti, të njëjtën porosi duke përdorur të njëjtën telefon, e dërgoi amerikani Franklin Page, por për fat të keq, koha kalimtare e Franklinit prej 35.54 sekonda ishte tepër e gjatë.

Thomson ishte në një qendër tregtare me të dashurin e saj Chris Davies (23 vjeçar) kur u afrua te stenda e Samsungut. E ftuan që ta provojë ta thyej rekordin botërorë në shkrimin e SMS-ëve. “Kam dërguar shumë mesazhe, 40 deri 50 në ditë vetëm të dashurit tim, kështu që të dy e dinim se unë mund të shkruajë shpejtë, por prej se kemi filluar të jetojmë së bashku dhe prej se unë kam filluar të punojë, nuk kam më shumë kohë të shkruaj sms, kështu që mund të them se gishtat nuk i kam në kondicion të mirë”, tha Thoomson.

“Edhe unë jam e befasuar se mund të shkruaj SMS më së shpejti në botë”, tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version