Site icon Telegrafi

Britanikja lind fëmijën dhe kthehet në koncert

Se sa fanatikë janë disa adhurues të kësaj ngjarje, dëshmon edhe fakti se një vizitore sivjet lindi gjatë koncertit.

Victoria Iremonger gjatë koncertit ndjeu dhimbjet e lindjes, por për të ishte shtatzënia e parë, kështu që britanikja vendosi që ekipi mjekësor t’i ndihmojë asaj të lindë në tendë.

Ata e dërguan në spitalin më të afërt, ndërsa vetëm një ditë pas lindjes Victoria u kthye në festival dhe atje qëndroi me djalin e porsalindur Reuben.

Britanikja 30 vjeçe i tha medieve se lindja ia ka zbukuruar vikendin si dhe ka ndjesinë që djali i saj po kënaqet me atmosferën e festivalit.

Vajza dhe i dashuri i saj Evan Jenkins thonë se një mënyrë e tillë e lindjes së djalit të tyre nuk është e pazakontë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version