Për shkak të tensioneve të fuqive të mëdha globale, Lufta e Tretë Botërore është bërë një shqetësim për shumë njerëz.
Siç shkruan e përditshmja britanike, “Express”, Lufta e Tretë, është një shqetësimi madh për shumë britanikë, ndërkohë që tensionet mes fuqive kyçe globale shkallëzohen.
Marrëdhëniet midis SHBA dhe Kinës nuk janë në nivelin e duhur, dhe e përditshmja britanike, Express, i ka dedikuar një vëmendje të veçantë, vendeve më të sigurta të botës, me më shumë bunkerë, ku mund t’i shpëtosh një Lufte të Tretë Botërore.
Në Amerikë pjesa më e madhe e shteteve kanë rrjete bunkerësh, pasi Qeveria amerikane i ka ndërtuar ato gjatë luftës së ftohtë.
Po ashtu, Zvicra është unike dhe ka bunkerë të mjaftueshëm për të akomoduar të gjithë popullatën e saj.
Dhe e treta, Shqipëria, ka më shumë se 170 mijë bunkerë, të ndërtuar mes viteve 1960-1980 gjatë sundimit komunist, që i bie se ka mesatarisht 5.7 bunkerë për çdo km katror në Shqipëri, ose ndryshe, një bunker për çdo katër shqiptarë, transmeton Telegrafi.
Bunkerët janë ndërtuar në kurriz të financave të vendit në një kohë krize ekonomike dhe strehimi, dhe nuk janë përdorur asnjëherë për mbrojtje në luftë.
E katërta vjen Suedia me më shumë se 65 mijë bunkerë, që do të mund të mbanin 7 milionë njerëz në rast të një lufte të tretë botërore.
Ndërkaq edhe Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Islanda, që kryesojnë edhe listën e vendeve më të lumtura dhe me standardet më të larta të jetesës.
E vendet më të rrezikshme sipas kësaj gazete janë Libia, Somalia, Jemeni, Afganistani, Sudani dhe Mali.
Poashtu, e përditshmja britanike ka hedhur një sërë shkrimesh për britanikët, se si duhet vepruar dhe sa mundet ky shtet t’i dalë mbanë një rreziku të tillë. /Telegrafi/