Site icon Telegrafi

Britanikja alivanoset sa herë qeshë

Nëna e dy fëmijëve vuan nga një çrregullim i rrallë i quajtur katapleksia. Sindroma shkakton shtendosjen e muskujve sa herë qeshet dhe pas kësaj ajo bie dhe shumë shpejtë mbetet pa vetëdije ose thjeshtë e zë gjumi.

Emocionet e forta shkaktojnë alivanosjen tek ajo, ndërsa përveç buzëqeshjes, aty hyjnë edhe emocionimi, frika ose befasia. Herën e fundit që Claire i ra të fikët është kur vajza e saj pesëvjeçare ia tregoi një barsoletë.

Gjatë kohës së sulmit Claire nuk e sheh askënd, por vetëm dëgjon zëra, ndërsa sulmi mund të zgjasë prej disa sekondave deri në disa minuta. Me këto sulme Claire lufton që prej fëmijërisë dhe tërë jetën bënë përpjekje për t’i ikur situatave emocionuese.

Për shkak të këtij çrregullimi Claire hoqi dorë nga patentë shoferi pasi i ndodhi që brenda një dite t’i pësojë 50 sulme të tilla. Pas disa viteve ku askund nuk iu gjet ilaçi, mjekët i kanë sugjeruar Claireit barëra të reja kundër depresionit për t’ia lehtësuar problemet. /Telegrafi/

Exit mobile version