Telegrafi

Britanikët, të paaftë të shpenzojnë!

Besimi konsumator në Mbretërinë e Bashkuar është shënuar në një rritje pesë herë më të madhe se mesatarja globale gjatë vitit të shkuar.

Indeksi i cili mat besimin e konsumatorit në Mbretërinë e Bashkuar ka prekur nivelin e 94 pikëve në të dhënat që i referohen muajit të fundit të vitit të shkuar. Kjo shifër është 10 pikë më e lartë se viti paraardhës, dhe gjithashtu më e larta në 8 vitet e fundit. Gjatë së një njëjtës periudhë ky indeks në nivel global është rritur me vetëm 2 pikë.

Ndërsa në Europë ky indeks është rritur me 3 pikë, për të prekur nivelin e 76 pikëve. Mbretëria e Bashkuar mbetet një ndër 11 vendet në nivel global të cilat kanë raportuar një rritje të indeksit prej dy shifrash.

Pavarësisht kësaj rritje në indeks në nivele e para krizës së vitit 2008, konsumatorët në Britaninë e Madhe tregohen ende ngurrues ose të paaftë për të kryer blerje- shprehet një prej analistëve vendas. Pjesa më e madhe e familjarëve shprehen se nuk janë në gjendje të shpenzojnë, pasi paratë shkojnë për kursime dhe për të shlyer detyrimet.

Të dhënat mbi rritjen ekonomike dhe papunësinë e vendosin Mbretërinë e Bashkuar në pozita krejt të kundërta me Eurozonën dhe me situatën e tyre deflacioniste. Rritja në vend është regjistruar ne 2.6% gjatë tre mujorit të fundit të viti të shkuar.

Ndërsa shifra e papunësisë ka zbritur në 5.8%. Rënia e normës së inflacionit në vend vjen për shkak të rënies së çmimit të naftës në nivel global. Pjesa më e madhe e konsumatorëve vendas ka preferuar ti kryejë blerjet në dyqanet e lira për të mbajtur të njëjtin nivel kursimi. /Telegrafi/