Kremin e ri për rritjen e gjinjve, të quajtur “Boob Job”, e ka nxjerrë në treg pronarja e e një linje kozmetike për kujdesin ndaj lëkurës, Maria Hatzistefanis.
Produkti fillimisht kishte dalë në një dyqan të specializuar për shitjen e produkteve të reja, mirëpo pas shitjes së shpejtë, drejtoria e firmës kishte porositur menjëherë dërgesën tjetër.
Ky produkt revolucionar i kozmetikës, në vendin ku vendoset në mënyrë të dukshme e forcon lëkurën dhe rrit vëllimin e gjinjve.
Duket se britaniket janë shumë të mahnitura me kremin çudibërës dhe janë thellë të bindura se me ndihmën e preparatit kozmetik, i cili kushton 15 funta, do t’i rritin gjinjtë e tyre pa ndërhyrje kirurgjike.