Site icon Telegrafi

Britanikët shpikën çamçakëzin i cili shpërbëhet brenda 24 orëve

Çamçakëzët e sotshëm është vështirë t’i heqësh kur ngjiten një herë, por ky problem nuk ekziston me zbulimin më të ri. Çamçakëzi ka shije dhe formë të njëjtë si çdo çamçakëz tjetër. Dallimi është se ai thith ujin shpejtë dhe mund të hiqet nga rrobat dhe këpucët me ndihmën e ujit dhe sapunit.

Çamçakëzi “Rev7” është dizajnuar ën Universitetin e Bristolit dhe së shpejti do të dalë në shitje në Britaninë e Madhe dhe më gjerë. Në përbërje të tij gjendet një lloj polimeri i cili e bën çamçakëzin më pak ngjitës. /Telegrafi/

Exit mobile version