Telegrafi

Britanikët, që tani prenotojnë për plazhet shqiptare

Operatorët britanikë janë duke u përgatitur për një ekspansion të turizmit në Shqipëri, për vitin që vjen. Ndonëse sezoni turistik i këtij viti është mbyllur, agjencitë britanike i kanë bërë gati paketat dhe guidat për në mot.

Sipas agjencisë turistike britanike "Holiday Options", programet e udhëtimit në Shqipëri do të përfshijnë grupe të vogla turistësh, të cilat mendohet të akomodohen në plazhin e Durrësit. 

Paketa turistike "Misteret e Shqipërisë dhe Mali Zi i panjohur" do të jetë një udhëtim, i cili do të vazhdojë nga maji në tetor, duke përfshirë një guidë në Tiranë, në Apolloni dhe në qytetet antike të Krujës dhe Shkodrës.

Çmimi për person do të jetë 755 funta për shtatë ditë.