Telegrafi

Britanikët po zhvillojnë një test që mund ta diagnostikojë demencën për vetëm shtatë minuta – vite përpara fillimit të simptomave

(Foto: Pexels)

Një test i lirë gjaku me shpim gishti po krijohet për të diagnostikuar sëmundjen e Alzheimerit.

Shkencëtarët shpresojnë se një pikë e vetme gjaku do të jetë e mjaftueshme për të dalluar shenjat e shkaktarit kryesor të demencës – shkruan The Sun.

Testimi mund të kushtojë vetëm 10 funte në Britaninë e Madhe (11.6 euro) dhe të përdorë një kamerë të montuar në një pajisje të vogël për marrjen e mostrave të gjakut.

Lexo po ashtu Shkencëtarët kanë zbuluar përse është mirë që meshkujt rregullisht të shkojnë në saunë

“Ka nëntë proteina që parashikojnë çmendurinë. Ideja është që ne mund t’i matim ato dhe të shohim se si evoluojnë me kalimin e kohës”, ka thënë profesor Andrew Shaw, shef ekzekutiv i shpikësve Attomarker, në Festivalin e Shkencës Britanike.

Ai ka bërë të ditur se kompania e tij tashmë po punon për një prototip për të analizuar një proteinë të quajtur ‘tau’, e cila është ‘e çoroditur’ te njerëzit me Alzheimer.

Lexo po ashtu Një shenjë e fazës së hershme të demencës mund të zbulohet gjatë dushit

Ata janë në proces testimi të pajisjes për COVID afatgjatë, menopauzë dhe alergji ushqimore. Pajisja përdor një pikë gjaku nga maja e gishtit dhe lëshon një dritë mbi mostrën që i janë shtuar disa substanca kimike për të reaguar me proteinat që ata kërkojnë.

Laboratorët e përdorin shumë këtë metodë, por aparatet e tyre janë të mëdha dhe të shtrenjta. Profesor Shaw shpreson që mjekët e përgjithshëm t’i mund të mbajnë pajisjet e tij më të vogla në tavolinën e tyre për testim të shpejtë dhe të lehtë të gjakut që mund të zgjasë vetëm shtatë minuta.

Lexo po ashtu Një shenjë e pazakontë mund t’ju ndihmojë të zbuloni fazat e hershme të demencës

Sipas të dhënave, rreth 900.000 britanikë kanë demencës, ndërsa Alzheimeri është shkaku kryesor, që përbën dy të tretat e rasteve.

Mjekët aktualisht mbështeten në testet e trurit, skanimet dhe marrjen e lëngjeve kurrizore për të diagnostikuar njerëzit, por pranojnë se nuk ka “asnjë test të thjeshtë dhe të besueshëm”.

Profesor Shaw, i cili është gjithashtu një ligjërues në Universitetin Exeter, shtoi se aparati i tij është “si një laborator në dorën tuaj”. /Telegrafi/