“Çfarë do të thotë të dalësh nga BE” dhe “Çfarë është BE-ja?”, janë disa prej pyetjeve që britanikët janë duke i kërkuar në Google, pasi që votuan në referendum për të dalë në ky komunitet.
Sipas Google Trends, që mat popullaritetin e kërkimeve, në Britani disa orë pas referendumit pyetja më e shpeshtë që është shtruar ka qenë “Çfarë do të thotë të dalësh nga BE?”, derisa pyetja tjetër interesante ishte “Çfarë është BE-ja?”, transmeton Telegrafi.
Pas tyre kanë pësuar pyetjet tjera: “Cilat shtete janë anëtare të BE-së”, “Çfarë do të ndodhë tani që po largohemi nga BE”, dhe “Dhe sa anëtarë i ka BE-ja”.
Vetëm dy orë pasi është mbajtur referendumi rreth daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, qytetarët e këtij vendi, për 250 për qind më shumë kanë kërkuar në Google përgjigjet: “Çfarë do të ndodhë nëse dalim nga BE-ja?” /Telegrafi/