Telegrafi

Britanikët në ndërtim të ‘aeroplanit të gjithësisë’

‘Skylon’ është aeroplan pa pilot për të cilin inxhinierët e kompanisë britanike Reaction Engines pohojnë se do të mundësojë qasje më të lirë dhe më të përshtatshme drejt gjithësisë. Ata shpresojnë se në mënyrë adekuate do ta zëvendësojnë anijen kozmike Discovery që u ‘pensionua’ ditë më parë pas misionit të fundit.

Sekreti i aeroplanit të gjatë 90 metra është motori raketor me energji hidrogjenike, i cili quhet SABRE (Synergistic Air-Breathing Rocket Engine), ndërsa e ka dizajnuar drejtori i kompanisë, Alan Bond.

Edhe pse në fillim ishte dedikuar për lansimin e satelitëve, inxhinierët thonë se anija kozmike, e cila do të bartë 30 deri në 40 pasagjerë, mund të fillojë epokën e turizmit në gjithësi.

Zhvillimi i këtij “aeroplani” është në fazë të hershme , ndërsa pasagjerët e parë do të udhëtojnë pas dhjetë vitesh. /Telegrafi/