Përpjekjet e qeverisë britanike për të zvogëluar numrin e personave të cilët qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në vend kanë sjellë deri tek disa probleme, siç është për shembull mungesa e palaçove.
”Sezoni im filluan në muajin shkurt”, thotë Martin Lacey, pronar i Great British Circus. ”Kemi akrobat nga Ukraina dhe kalorës mongolë të cilët nuk kanë mundur të marrin vizën”, shton ai.
Për të plotësuar zbrazëtirat pronari i cirkusit është dashur të improvizojë.
”Palaçoja ynë meksikan është bllokuar në Meksikë, prandaj artisti jonë në trapez shtiret të jetë një palaço për të plotësuar disa zbrazëtira. Kjo është e tmerrshme”, thotë ai
Dhe siç thotë Malcolm Clay, sekretar i Shoqatës britanike të cirqeve, bëhet fjalë për një ligj tërësisht të papranueshëm për cirqet e Britanisë së Madhe.
Në fakt shkollat britanike të cirkusit nuk krijojnë zbavitës të vërtetë të cirqeve, sepse shumica e vijuesve e shohin ecjen nëpër litar apo gëlltitjen e zjarrit si hobi, e jo si profesion.
Për shkak të kësaj pronarët e cirqeve britanike duhet të varën nga artistët e vendeve të cilat kanë shkolla të forta të cirkut të sponsoruara nga shteti. Kështu nga Argjentina dhe Kolumbia vijnë artistët më të mirë në litar, derisa nga Kina e Koreja Jugore vijnë akrobatët profesionalë, gjersa Mongolia e Rusia janë të njohura për kalorësit e tyre të shquar.