Site icon Telegrafi

Britanikët filluan luftën për vampirët

Sam George, ligjëruesja britanike e cila u shpërblye nga Instituti për të arriturat në fushën e letërsisë për vampirët, thotë se serialet televizive “Twilight Zone” dhe “Blood Taste” dhe vampirët e tyre amerikanë, kanë lënë në hije Dracula-n origjinal të cilën e shkroi shkrimtari irlandez, Bram Stoker.

“Është e pabesueshme sa aktorë francezë kanë luajtur rolin e Dracula-s në filma. Kam ndërmend t’ia kthej vampirët britanikëve”, tha Sam George.

Në këtë konferencë marrin pjesë akademikë dhe shkrimtari Marcus Sedgwick i cili shkruan beletristikë për të rinjtë me elemente vampirësh.

Temat e diskutimit gjatë dy ditëve do të janë Dracula jeton, apetiti i të vdekurve, tinejxherët e ringjallur, politika e vampirëve, jeta e dashurisë e vampirëve, vampirët në mediat e reja, identiteti i aspektit ligjor të vampirëve e tjera. /Telegrafi/
 

Exit mobile version