Telegrafi

Britanikët do t’i mësojnë në shkolla fëmijët 11-16 vjeç lidhur me pëlqimin seksual

Edhe pse ende nuk dihet se si do të mësohen fëmijët për pëlqimin seksual, u theksua se shkollat duhet t’i mësojnë nxënësit për mënyrën se si ta mbrojnë veten dhe të tjerët dhe si të mos ekspozohen në situata të rrezikshme, transmeton koha.net.

"Nënat më flasin shpesh për shqetësimet e tyre në lidhje me vajzat e tyre. Ato thonë se një nga shqetësimet më të mëdha, përveç stresit nga detyrat shkollore dhe vitet e adoleshencës, është edhe shqetësimi nga ajo nëse vajzat e tyre do të mësojnë në lidhje me lidhjet e shëndetshme dhe se si të thonë ‘jo’" thotë Nicky Morgan.

Në dokument gjithashtu theksohet se "njohja e faktit se disa të rinj do të jenë seksualisht aktivë para moshës 16-vjeçare nuk do të thotë nxitje automatike për seks".

Ta japësh pëlqimin seksual do të thotë pëlqimin për marrëdhënie seksuale. Çdo person ka të drejtë të japë ose të refuzojë pëlqimin seksual, dhe secili person e ka përgjegjësinë për ta respektuar të drejtën e partnerit/partneres që ta ofrojë apo refuzojë atë pëlqim.

Detyrimi seksual konsiderohet kur dikush me forcë përpiqet ta detyrojë një person tjetër për t’u angazhuar në veprimtari seksuale kundër vullnetit të tij/saj.

Në një situatë të detyrimit një person mund të jetë i detyruar fizikisht të bëjë seks. Ose mund të ketë frikë prej pasojave sociale apo fizike nëse e refuzon kontaktin e padëshirueshëm seksual. /Telegrafi/