Telegrafi

Britanikët dëshirojnë që Princi William të jetë pasardhës i Mbretëreshës Elizabeth II

Britanikët dëshirojnë që Princi William të jetë trashëgimtar i fronit në momentin kur Mbretëresha Elizabeth II të japë dorëheqje.

Pothuajse gjysma e qytetarëve britanikë të anketuar duan William-in si monarkun e ardhshëm, me vetëm 27 për qind të tjerë që e votuan Princin Charles, raporton The Sun.

Por, të moshës midis 18 dhe 24 ishin më të ‘etur’ për të parë Princin Harry në fron, pavarësisht nga fakti se ai është i gjashti me radhë.

Princi William (Foto: Getty Images)

Dhe 18 për qind e të anketuarve nuk dëshironin që Britania të kishin një monark, sipas The Mirror.

Kjo është bazuar në një sondazh të realizuar nga Deltapoll duke intervistuar 1590 njerëz nga 31 marsi deri më 1 prill.

Sondazhi tregon gjithashtu se mbi 40 për qind e britanikëve duan që Mbretëresha të mbetet në pozicionin e saj deri kur të vdes.

Princi Charles (Foto: Getty Images)

Megjithëse Charles, 72 vjeçar, është në radhë, 47 për qind e të anketuarve preferojnë ta shohin William-in, 39 vjeçar, ta marrë këtë detyrë përsipër.

Më shumë se gjysma e britanikëve besojnë se Harry dhe Meghan Markle kanë dëmtuar reputacionin e monarkisë.

Kjo vjen pas intervistës së Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Oprah Winfrey muajin e kaluar.

Princi Harry (Foto: Getty Images)

Harry i tha Oprah se ndihet i dëshpëruar nga familja e tij dhe se nuk ruan marrëdhënie të mira me ta.

Çifti u larguan nga familja mbretërore në mars të vitit të kaluar duke ndërtuar një jetë të re në Amerikë. /Telegrafi/