Telegrafi

Britania tejkalon SHBA si qendër financiare

Analistët konsiderojnë se ky rangim do të nxisë debat të mëtutjeshëm për atë se a është Londra apo Nju-Jorku vendi më i përshtatshëm për punën e organizatave financiare, duke i pasur parasysh raportet se një numër gjithnjë e më i madh i hexh fondeve llogariten në Nju-Jork për shkak të rregullave të atjeshme më fleksibile.

Britania e Madhe u ngjit në majë edhe përkrah problemeve me të cilat gjatë 12 muajve të fundit përballej sektori i shërbimeve financiare në këtë vend.

Kriza globale solli deri tek nacionalizimi i një pjese të rëndësishme të sektorit bankar, si qendër e intervenimit qeveritar në industrinë e financave.

Për shkak të vlerësimeve të këtilla, Britania në bazë të vlerësimeve prej një deri në shtatë mori vlerësim mesatar 5,28 që është për 0,55 pikë më pak se vitin e kaluar, por më shumë se 5,12 sa morën SHBA-të, që është zvogëlim prej 0,73 pikëve.

Rangimi bazohet në më shumë se 120 tregues të ndryshëm, me të cilat matet vëllimi i kapitalit të tregut, klima institucionale dhe stabiliteti financiar.

Në mesin e humbësve më të mëdhenj në listë janë Franca dhe Gjermania, të cilat shënuan rënie nga 10-shja udhëheqëse, ndërsa fitues më të mëdhenj janë Australia e cila u ngjit nga pozita e 11-të vitin e kaluar në vendin e dytë dhe Singapori nga pozita e 10-të në atë të katërtën.