Kryeministrja britanike, Theresa May synon që me normën më të ulët të tatimeve nga të 20 vendet më të mëdha të industrializuara dhe në ekspansion, t’i mbajë në Britaninë e Madhe sipërmarrjet që duan të largohen që aty pas Brexitit.
“Objektivi im nuk është vetëm që te kem tatimin më të ulët për sipërmarrjet në G20, por edhe një taksë që mbështet gjerësisht inovacionet”, bëri të ditur May në një fjalim para shoqatës së sipërmarrjeve CBI. Së shpejti May tha se do të paraqesë plane të detajuara për këtë.
Sipas një informacioni të “Daily Telegraph” May planifikon që tatimin mbi fitimin e sipërmarrjes ndoshta ta ulë nën 15 për qind.
Aktualisht, norma është te 20 për qind. Me këtë synohet që të tërhiqen në Britaninë e Madhe edhe sipërmarrje nga vende të tjera.
Shumë sipërmarrje vendase druhen që me daljen e planifikuar nga BE do të kenë humbje. “Ne duam një marrëveshje, që të jetë më e mira për Mbretërinë e Bashkuar”, tha May në lidhje me negociatat për të dalë nga BE.
Në Evropë është para së gjithash Irlanda ajo që me norma të ulëta tatimore ka tërhequr koncerne ndërkombëtare. Në Irlandë norma tatimore është 12.5 për qind. Në Gjermani norma tatimore është tek rreth 30 për qind.
Edhe presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump u pati premtuar në fushatën elektorale firmave se do ta ulë në 15 për qind normën tatimore. /Telegrafi/