Site icon Telegrafi

Britania rrezikon euron

Referendumi i Britanisë mbi qëndrimin në Bashkimin Europian nuk është një kërcënim vetëm për Sterlinën, por për të gjitha monedhat e kontinentit, dhe veçanërisht për Euron.

Ndërkohë që ditën e Hënë, paundi shënonte performancën më të keqe që prej vitit 2010 kundrejt valutave të tjera si pasojë e deklaratave të disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar por daljes nga unioni, monedha e përbashkët europiane regjistronte rënien e dytë më të madhe. Euro humbi rreth 0.9% të hënën duke ndjekur kështu performancën e sterlinës. Trendi u konfirmua edhe gjatë sesionit të së Martës.

Nga ana tjetër, dalja e Britanisë nga unioni mund të dëmtojë rëndë sektorin e tregtisë duke nxitur edhe anëtarë të tjerë të rivlerësojnë marrëdhëniet e tyre me Bashkimin Europian. Kjo lloj frike reflektohet edhe nga tregjet por edhe nga monedha europaine. Në këto kushte, ekspertët projektojnë një rënie të mëtjeshme të Euros, të paktën deri në referendumin e 23 qershorit.

Në rast se rreziqet për Brexit shtohen atëherë edhe rrisqet për euron rriten- theksojnë ekspertët. Pavarësisht se kreu i bankës Qendrore Europiane me shumë gjasa do të njoftojë stimuj të ri monetar pas tre javësh duke zhytur euron dhe rigjallëruar ekonominë, zhvlerësimi i monedhës mund të hyjë në një spirale të rrezikshme. Dalja e Britanisë nga unioni do të vinte në pikëpyetje gjithë integritetin e Bashkimit Europian e së bashku me të edhe monedhën e përbashkët. /Telegrafi/

Exit mobile version