Site icon Telegrafi

Britania regjistron 26,068 raste me coronavirus – më e larta që nga fundi i muajit janar

Mbretëria e Bashkuar regjistroi sot 26,068 raste të infeksionit me COVID-19, shifra më e lartë që nga 29 janari, kur kishte 29,079 të infektuar me virus.

Në 24 orët e fundit, 14 persona vdiqën, ndërsa më 29 janar, numri i vdekjeve ishte dukshëm më i lartë – 1245, shkruan skynews.

Sipas të dhënave nga faqja në internet e Worldometer, një rritje e konsiderueshme e infeksioneve të reja në muajin e fundit është qartë e dukshme në Britani.

Në fund të prillit dhe fillim të majit, numri mesatar ditor i rasteve të reja ishte rreth 2,000, për t’u rritur në 3,000 në fund të majit dhe në 10,000 në mes të qershorit.

Numri i të vdekurve është gjithashtu në rritje, por shifrat nuk janë aq të tmerrshme sa në janar të këtij viti kur Britania kishte një numër të ngjashëm ditor të të infektuarve. Kështu, nga mesi i prillit deri në fund të qershorit, numri i vdekjeve ditore ishte rreth 20, ndërsa në janar ishte mbi 1000. /Telegrafi/

Exit mobile version