Telegrafi

Britania padit Islandën për borxhe

 Lajmi njoftohet nga Ministri britanik i Thesarit, Deni Aleksandër. “Qeveria britanike ka detyrimin që t’i rimarrë ato para dhe do të vazhdojë betejën deri sa kjo të realizohet”, tha Aleksandër.

Deklarata e Aleksandër ka ardhur pas referendumit në Islandë, ku u vendos mos miratimi i ligjit që do t’i rikthente shtetasve britanikë dhe holandezë pesë miliardë dollarë kursime të humbura gjatë falimentimit të një banke islandeze në tetor të vitit 2008. /Telegrafi/