Telegrafi

Britania njofton paketën e shpëtimit ekonomik

Ministri i Financave Alistair Darling tha se kjo paketë stimuluese do të kap vlerën e 30 miliardë dollarëve.

Një element kyç është pakësimi i përkohshëm në taksat e shitjeve nga 17.5 për qind në 15 për qind.

Por vitin e ardhshëm huatë e marra nga qeveria do të rriteshin në tetë përqind të GDP-së dhe do të ketë rritje taksash për ata që kishin të ardhura të larta pas zgjedhjeve të ardhshme të cilat duhen mbajtur në mesin e vitit 2010.

Konservatorët e opozitës thanë se paketa konsiderohej si një predhë e madhe e pashpërthyer taksash në një rrigjallërim të ardhshëm ekonomik.