Telegrafi

Britania mbetet në BE, kampi pro largimit pranon humbjen

Udhëheqësi i Partisë së Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Nigel Farage, ka pranuar humbjen pak sekonda pas mbylljes së vendvotimeve në referendumin e rëndësishëm të zhvilluar në Britani për qëndrim apo largim nga Bashkimi Evropian – duke thënë se beson se beteja është fituar nga përkrahësit e qëndrimit në bllokun evropian.

Ai e ka bërë këtë deklaratë pas përfundimit të procesit të votimit në orën 22 (sipas kohës lokale), pas një dite me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm në pjesën më të madhe të jugut, që nuk mendohet t’i ketë penguar njerëzit që të shkojnë për të votuar, transmeton Gazeta Express.

Një anketë finale e YouGov, e realizuar për Sky News, ka zbuluar se 52 për qind e britanikëve kanë votuar për të qëndruar në BE, ndërsa 48 për qind për t’u larguar nga blloku evropian.

Rezultati zyrtar i referendumit pritet të jetë shumë i ngushtë, sipas anketuesve, por një varg anketash finale të kryera para fillimit të votimit kanë treguar se shumica e britanikëve do të votojnë për moslargim të Britanisë nga BE-ja